Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, u ka bërë thirrje “të gjitha palëve” që të de-përshkallëzojnë pasi Izraeli bombardoi Rripin e Gazës dhe Libanin si hakmarrje për disa dhjetëra raketa të lëshuara nga të dy territoret, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Tani është koha që të gjitha palët në të gjithë rajonin të de-përshkallëzojnë tensionet,” tha ai, duke dënuar sulmet me raketa ndaj Izraelit nga Gaza dhe Libani jugor dhe duke kritikuar policinë izraelite për “dhunë” brenda xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit – vendi i tretë më i shenjtë i Islamit. /FolDrejt/