Kreu i rajonit Zaporizhia i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky, tha se një zonë sigurie nuk është e mundur derisa fronti të lëvizë të paktën 100 kilometra.
Linja e transmetimit që furnizon me energji elektrike termocentralin bërthamor Zasporozhe u dëmtua për herë të dytë në pesë ditë, gjë që e detyroi centralin të kalonte në gjeneratorë me naftë, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) Rafael Grossi.
Ai njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se IAEA po mbron një zonë sigurie të çmilitarizuar rreth uzinës, e cila është afër vijës së frontit midis forcave ukrainase dhe ruse, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.