Linjat ajrore kanë pësuar dëme prej 116 milionë eurosh për shkak të dështimit të fundit të sistemeve kompjuterike për kontrollin e trafikut ajror në Britaninë e Madhe, tha sot kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Willie Walsh.
Të hënën, 1500 fluturime u anuluan për shkak të mosfunksionimit, dhe mijëra pasagjerë u “ngecën” jashtë vendit si pasojë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Gabimi që shkaktoi mijëra vonesa dhe anulime fluturimesh në Britaninë e Madhe është eliminuar dhe ky problem nuk do të përsëritet më, tha kreu i Administratës Britanike të Kontrollit të Trafikut Ajror (NATS), Martin Rolfe./FolDrejt/