LinkedIn, i cili u ofron përdoruesve rrjetin social me të njëjtin emër për kontaktet e biznesit, tha se do të shkurtojë 716 vende pune dhe do të mbyllë aplikacionin e tij të fokusuar në Kinë, Incareers.
CEO i LinkedIn, Ryan Roslansky tha se shkurtimet e vendeve të punës ishin të nevojshme për të përmirësuar operacionet e kompanisë, raporton Reuters.
Kjo kompani, e cila është në pronësi të Microsoft, në të ardhmen do të përdorë më shumë shërbimet e bashkëpunëtorëve të jashtëm./FolDrejt/