Sipas Fabrizio Romano, Lionel Messi dhe PSG do të ulen për të diskutuar detajet e kontratës së re, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Takimi i ri do të fokusohet në diskutimin e kohëzgjatjes së kontratës dhe përshpejtimin e procesit të nënshkrimit të saj.
Disa raporte kanë sugjeruar se Messi ishte shumë larg nga zgjatja e kontratës së tij me PSG-në, por Romano i ka lënë mënjanë këto thashetheme duke sugjeruar se të dyja palët po punojnë për të zyrtarizuar një marrëveshje. /FolDrejt/