Lionel Messi është më afër vazhdimit të kontratës me PSG-në, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Sulmuesi argjentinas është aktualisht në detyrë me kombëtaren teksa La Albiceleste përgatitet për gjysmëfinalen kundër Kroacisë.
Pavarësisht thashethemeve të shumta që sugjerojnë se Messi mund të kthehet në Barcelonë ose t’i bashkohet Inter Miamit të David Beckham, shanset për të ndodhur aktualisht janë të pakta.
Nasser Al-Khelaifi kishte thënë më parë se Messi ishte i lumtur në Francë duke treguar se magjistari argjentinas mund të vazhdojë kontratën e tij me parisienët. /FolDrejt/