Lionel Messi të enjten shënoi golin më të shpejtë në karrierën e tij vetëm 79 sekonda pas fillimit të ndeshjes miqësore kundër Australisë, shkruan AA.
Argjentina fitoi ndeshjen miqësore me ndihmën e Messit dhe German Pezzellas në Kompleksin Sportiv “Punëtorët e Pekinit”.
Në fitoren 2:0, Messi shënoi një gol të bukur nga distanca ndërsa u asistua nga Enzo Fernandez.
Ndërkohë, Messi pritet t’i bashkohet klubit të ligës elitare amerikane të futbollit MLS, Inter Miami, pas skadimit të kontratës së tij me PSG në fund të muajit.
Kapiteni 35-vjeçar udhëhoqi Argjentinën në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.
Messi shënoi shtatë gola në Katar 2022, duke udhëhequr Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.