Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Lipjan ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara përmes kryerjes së veprës penale”, shkruan Fol Drejt.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar, njërin për veprën “vjedhje e rëndë” e cila është raportuar me datën 10.04.2023, ndërsa një person tjetër është arrestuar për “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia njoftoi se personi i arrestuar për vjedhje të rëndë G.A, mashkull, 22-vjeçar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndësa ndaj personit A.D. mashkull 19-vjeçar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura i është iniciuar rast për “Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të pērfituara me kryerjen e veprës penale”. /FolDrejt/