Një rast i cilësuar si “Kanosje” ka ndodhur në Lipjan.
Atje, dyshohet se ish-klienti ka kanosur avokatin kosovar duke kërkuar nga ai që t’ia kthejë paratë që dikur i kishte paguar për mbrojtje.
“Ankuesi mashkull kosovar avokat ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull, sipas viktimës ai kishte mbrojtur në një rast të dyshuarin dhe tani i dyshuari i kërkon t’ia kthejë paratë që i ka paguar për mbrojtje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.