Tre persona kanë përfunduar në pranga, pasi të njëjtët kanë mashtruar viktimën prej të cilit kishin blerë një veturë.
Rasti ka ndodhur në Lipjan, rreth orës 12:26, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima mashkull kosovar ia kishte shitur një veturë njërit prej të arrestuarve, por paratë nuk i kishte marr nga i dyshuari.
Më pas, i dyshuari i parë veturën e viktimës ia kishte shitur të dyshuarit të dytë, kurse i dyshuari i dytë ia kishte shitë të dyshuarit të tretë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/