Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fshatin Banullë të Lipjanit.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet:
“Fsh. Banullë, Lipjan NN – NN. Më 29.03.2022 Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga objekti kanë vjedhur një derë, tre dritare, dy bojler dhe disa gjësende tjera. Rasti nën hetime.”/FolDrejt/