Një grua e raportoi burrin e saj në polici në Lipjan, duke raportuar se ai po ushtron dhunë ndaj saj dhe fëmijëve të tyre vazhdimisht.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:50, përcjell Fol Drejt.
Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është futur në kërkim policor deri në arrestimin e tij./FolDrejt/