Një grua është gjetur pa shenja jete në komunën e Lipjanit, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:22.
Siç njofton raporti 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion e rasti vazhdon të hetohet.