Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Lipjan, rreth orës 16:45 të ditës së djeshme.
Siç njofton raporti 24 orësh, raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.