Tre persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer një vjedhje të rëndë.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur dje, në një lokal në Lipjan, me ç’rast janë vjedhur 2 televizorë, 16 monitorë, 2 frigoriferë, 1 kondicioner.
Tutje bëhet me dije se marrjes së disa veprimeve operative, policia ka arritur t’i arrestojnë tre personat e dyshuar:
– B.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– B. K . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– G. B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë i përfshirë në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes./FolDrejt/