Nesër mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë të pijes nga liqeni i Badocit.
Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas KRU-së, nesër do të bëhet shpërlarja e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen ng ITU Badoc.
Ky është njoftimi i plotë i KRU-së:
Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së nesërme, 11 nëntor 2023, e shtunë KRU” Prishtina” do të bëj shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.
Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njejtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.
Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi.