Lira turke ra në nivelet më të ulëta në histori kundrejt dollarit amerikan.
Në orën 09:10, një dollar amerikan shitet në treg për 20,05 lira turke, ndërsa rekordi negativ është shënuar të premten, kur dollari shitet për 20,06 lira, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Monedha turke ka humbur më shumë se gjashtë për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2023 dhe vlera e saj ka rënë me më shumë se 90 për qind në dhjetë vitet e fundit./FolDrejt/