Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Liri, barazi, demokraci dhe Islam, apo jo?

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në një emision televiziv së fundmi, prodhim i mediave tona, ishte vendos «fjala e lirë» përballë «politikës dhe religjionit», si të ishin në natyrshmërinë e tyre entitete përjashtuese këto. Një gabim që autorit të emisionit, i ka rrjedhur nga mosdija sigurisht. Islami si shtresim identitar i yni, u përvijua nëpër pamundësitë dhe mundësitë që pikëpamjet e të ftuarve, i shihnin dhe i identifikonin,  në amalgamën që e ofron konteksti i demokracisë. Dhe pyetja të cilës do të provojmë t’i përgjigjemi është pikërisht kjo: a mund të përshtatet Islami në këtë atmosferë? Apo ndoshta ai në fundament është i tillë, por ne ende s’e kemi kuptuar? Unë prirem t’i besoj premisës së fundit, pra le të shohim…

Nga Imer Topanica

Duhet t’u referohemi dy dokumenteve themelore evropiane, të cilat kodifikojnë shenjtërinë e lirive themelore të njeriut, sa për të pasur parasysh një pasqyrë të avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në retrospektivë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

E para është «Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNj)», e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris.

E dyta, «Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj)», një tjetër dokument ky, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë. Hartuar në vitin 1950 nga Këshilli i Evropës, atëherë i sapoformuar, konventa hyri në fuqi më 3 shtator 1953.

Dikush mbase mund të gjejë referenca edhe më të hershme, si shenja të përpjekjes për t’i vendosur këto standarde, por si dokumente të shkruara, në Evropën e civilizuar, janë këto.

Në Civilizimin Islam standardet për liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe veçmas ato për lirinë e shprehjes aq të diskutueshme këto ditë, janë shumë më të vjetra të vendosura.

Libri i shenjtë, Kurani, prej të cilit kanë rrjedhur variantet e ligjeve islamike, e vendos një standard shumë më të lartë se sa ai që promovohet si “liri e shprehjes”. Tjetër gjë që muslimanët mund të mos e dinë, ose mund të mos e jetësojnë por, kriteri është shumë i lartë:

«Ju mos i shani idhujt e të tjerëve…» El Enam – 108.

Pastaj paralajmëron për dënim të ashpër, atë që i ofendon dhe përqesh të tjerët:

«Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit)», Humeze – 1; dhe po ashtu për ata që gënjejnë:

«S’ka dyshim që All-llahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar!», Gafir – 28.

Kush mund të gjejë standarde më të larta, më të hershme se sa këto, të vendosura për ta ruajtur dinjitetin e njeriut, pavarësisht bindjeve që ai i ka? Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, të cilit i ka zbritur Kurani (sipas bindjes sonë), është i lindur në vitin 570, pas Krishtit (Isait a.s), e jetëson këtë edhe në praktikë këtë standard, duke na e kujtuar nëpërmjet një thënieje të cilën e kujtova edhe në një shkrim të mëhershëm:

«Kur të agjërojë ndonjëri nga ju, le të mos flas fjalë të ndyta dhe le të mos bërtas. Nëse ndodh që tjetri ta shajë, apo eventualisht ta sulmojë, atëherë le të thotë: Unë jam agjërueshëm!»

Për ta sqaruar edhe më tej këtë kontekst, sipas Islamit, unë si besimtar, jam ndier i ofenduar në rastin e Valon Sylës, por unë e kam të ndaluar ta ofendojë atë, veçmas në Ramazan…

Por pse muslimanët nuk i kanë përvetësuar këto mësime? Mund të pyes ndonjëri, por duke e pasur parasysh nivelin e emancipimit shoqëror, kësaj pyetjeje i gjendet gjegja shumë shpejt.

Se, u shtrua një pyetje edhe në emisionin të cilit iu referova në krye të këtij shkrimi: kush duhet t’i vendos standardet, se çka është fyerje, çka është blasfemi e kështu me radhë. Ndërsa i dëgjoja debutuesit, mu kujtua artikulli brilant i Rudian Zekthit «E shenjta», të cilin pjesëmarrësit në debat, me siguri nuk e kishin lexuar. Në sferën publike, sidomos ne që kontribuojmë me pikëpamjet tona në zhvillimin e demokracisë, duhet ta kuptojmë në rend të parë se çfarë është e shenjtë për të tjerët dhe të përpiqemi që t’ua respektojmë ato entitete. Ky është kushti i parë. Pastaj standardet nuk mund të jenë të përjetshme. Çfarë është e shenjtë për këtë brez, mund të mos jetë për një tjetër. Fundi i fundit demokracia në natyrën e saj zhvillohet vazhdimisht e qe besa edhe mund të degradohet vazhdimisht. Konsensus të prerë për diçka, në këtë kontekst, mbase mund të mos vendosim, por debati duhet të mbetet i hapur.

Islami nuk është një pengesë në këtë mes. Përveç nëse nuk i dimë e edhe më pak i jetësojmë standardet e larta që kjo filozofi jetësore i kërkon.

 

 

 

Tags: Fjala e lireImer TopanicaislamiLiria e Shprehjes
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ekonomia e Serbisë bie “në krahët” të Kinës

Lajmi tjetër

Osmani takohet me Tajanin në Romë, diskutojnë fuqizimin e raporteve bilaterale

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM