Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Liria, rrjetet sociale dhe kultura e linçimit

10 muaj më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Njeriu, për t’u përballur me fuqitë e natyrës u bashkua me njerëz të tjerë duke krijuar kështu shoqëri.

Shkruan: Merjeme Gashi

Shoqëritë natyrore kufizojnë lirinë e individit, por në këmbim i ofrojnë atij një sistem shumë të saktë të supozimeve se si është bota në të vërtetë, çfarë lloj personi është ai, sa mund të ndryshojë veten dhe botën e tij, çfarë është e drejtë dhe e gabuar, ose e mirë dhe e keqe. Me zhvillimin e shoqërive njerëzit u shkëputën gjithnjë e më shumë nga natyra. Kjo shkëputje si pasojë bëri që njerëzit të ndiheshin më të vetmuar. Me rritjen e grupeve, ata filluan të emëronin njerëz që do të drejtonin komunitetin dhe përfaqësonin autoritetin në kohë paqeje. Fillimisht këtë rol e luajtën klerikët fetar dhe magjistarët. Më pas, kur mbretëria u adoptua si një formë e administrimit shtetëror, ajo u integrua në personalitetin e udhëheqësit në kohë lufte dhe paqeje. Natyra njerëzore priret t’i rezistojë me kokëfortësi forcës dhe shtypjes. Për këtë shkak, arti i qeverisjes së shoqërive është zhvilluar në kohë paqeje dhe janë krijuar institucione të ndryshme ku pushteti shtetëror mund të ushtrohet në mënyrë indirekte dhe pa u ndjerë. Në mesin e këtyre institucioneve përfshishen familja, shkolla dhe institucionet fetare. Këto institucione i mundësonin individit të zhvillonte besnikërinë ndaj shoqërisë dhe të krenohej me të.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Traditat dhe zakonet ofrojnë një mjedis mbrojtës për njerëzit, por ato gjithashtu kufizojnë ndjeshëm aftësinë e tyre për t’u diferencuar brenda shoqërisë dhe për t’i shtuar dimensione të reja personalitetit të tyre. Në të kaluarën, në mjedisin mbrojtës të ofruar nga traditat, njerëzit nuk i njihnin ndjenjat e vetmisë, të pakuptimësisë dhe të tjetërsimit që i përjetojnë sot. Por në anën tjetër, mbrojtjen e traditave e paguanin duke hequr dorë nga liria e tyre dhe mjedisi shoqëror në të cilin jetonin, i cili ishte shumë më pak i favorshëm për vetë-realizimin e tyre sesa sot. (E. Geçtan, 1996)

Erich Fromm në librin e tij Arratisje nga Liria (1941) thotë se liria e individit nga lidhjet tradicionale të shoqërisë mesjetare në njërën anë i dha individit ndjenjën e lirisë dhe pavarësisë nga autoriteti i atëhershëm, por në anën tjetër e bëri individin të ndihej i vetëm dhe i izoluar, me dyshime dhe ankthe të cilat e shtyen drejt nënshtrimit ndaj një autoriteti të ri anonim dhe irracional. Në përpjekje për t’i shpëtuar vetmisë dhe pafuqisë, Fromm thotë se jemi të prirur të shkatërrojmë dhe sakrifikojmë Unin tonë përmes disa mekanizmave të arratisjes nga liria siç janë nënshtrimi dhe konformimi. Në kohën moderne këta dy mekanizma zëvendësojnë format e vjetra të autoritetit dhe luajnë rolin e mekanizmave mbrojtës të individit nga ndjenja e vetmisë dhe ankthit. Si pasojë e konformimit njeriu “shndërrohet në një automat, identik me miliona automat tjerë”. Njeriu modern fitoi “lirinë” por krijoi tipe të reja të varësisë.

Sot, rrjetet sociale zëjnë vend të konsiderueshëm në jetën e pothuaj secilit prej nesh. Gjithashtu, me rritjen e numrit të përdoruesve të rrjeteve sociale ndryshojnë edhe praktikat e komunikimit nga çfare ishin më herët. Rrjetet sociale ndër tjerash shërbejnë edhe si arenë e krijimit të një “realiteti virtual” krahas atij faktik, “kulture virtuale” krahas kulturave të veçanta, “imazhi/identiteti të dëshirueshëm” personal krahas identitetit/eve që ka individi. Edhepse prezenca dhe qasja e lehtë në to mund të krijoj përshtypjen e ekzistimit të një hapësire ku secili mund të shpreh shlirë mendimin dhe të ndaj veprimtarinë e tij më të tjerët, në realitet shpesh është dëshmuar e kundërta. Në hapësirën digjitale riprodhohen një sërë formash diskriminimi apo dhune që tashmë janë përjetuar nga shumë njerëz qoftë si autorë apo viktima. Një prej këtyre formave diskriminuese është koncepti i kulturës së linçimit, i cili është prezent gjithnjë e më shumë viteve të fundit. Linçimi është një vrasje pa gjyq nga ana e një grupi qw ndan mendime, qëndrime e besime të njejta kundrejt personit që është “ndryshe”. Linçimet ishin akte të dhunshme publike që njerëzit e bardhë përdorën për të terrorizuar dhe kontrolluar zezakët në shekujt 19. dhe 20-të. Këto linçime shpesh ndodhën pa përfitimin e gjykimit apo akuzave legjitime. Uğur Baloğlu, profesor i studimeve mbi komunikimin masiv thotë se “…nën kulturën e linçit qëndron nevoja që njerëzit të ndiejnë se nuk janë vetëm. Njerëzit me të njëjtat pikëpamje mendojnë se nuk janë vetëm duke ngritur zërin së bashku, dhe ata psikologjikisht sulmojnë njerëzit që kanë reputacion shoqëror.” Pra, një nga motivimet domethënëse për t’u bashkuar me një turmë të linçimit të mediave sociale është ndjenja e të përkuarit një grupi të caktuar shoqëror. Edhe pse sulmi është kundër një individi, linçuesit demonstrojnë grupin shoqëror të cilit i përkasin duke marrë anën e linçimit. Në këtë kuptim, linçimet në mediat sociale kanë potencialin të kthehen në dhunë sociale.

Sot njëri nga kontrolluesit më të mëdhenj të sjellës së njeriut modern rezulton të jenë rrjetet sociale të cilat janë shndërruar në një formë të re të kontrollit shoqëror. Për Herbert Marcuse-n ideja e “lirisë së brendshme” tregon hapësirën private ku njeriu mund të bëhet dhe të mbetet “vetvetja”. Por, kjo hapësirë private është pushtuar dhe zvogëluar sot nga realiteti teknologjik. Mungesa e aftësisë për mendim origjinal dhe kritik rezulton në një univers “njëdimensional” të të menduarit dhe të sjellurit. Max Horkheimer në Kritika e Arsyes Instrumentale, thekson se “njeriu është i mbrehur qysh nga fëmijëria e tij e hershme kaq rrënjësisht në shoqata, grupe dhe organizata, saqë individualiteti, dmth elementi i të veçantës nga këndvështrimi i arsyes, është plotësisht i shtypur apo i absorbuar”.
​
​Natyrshëm lindë pyetja se pse disa shoqëri janë më të hapura dhe më tolerante karshi mendimit tjetër për dallim nga disa shoqëri tjera që nuk e durojnë mendimin ndryshe dhe kanë zero tolerancë për diversitet në mendime dhe në stile të jetesës? Lidhur me këtë, psikologu Doğan Cüceloğlu thotë se të gjitha shoqëritë qëndrojnë diku midis këtyre dy përkufizimeve kulturore: “kulturës së vlerave të orientuara nga zhvillimi” dhe “kulturës së frikës të orientuar nga kontrolli”. Ai thotë se një person i shëndetshëm dhe “i kompletuar” si individ dhe si qenie sociale arrihet vetëm atëherë kur mirren në konsideratë dimensionet biologjike, psikologjike, njohëse, sociale dhe shpirtërore të individit. Nëse jeni rritur në një kulturë frike të orientuar drejt kontrollit, ju zhvilloni një moral të fokusuar nga jashtë, thotë Cüceloğlu. Ndërsa në një kulturë vlerash të orientuara drejt zhvillimit ose në një kulturë që i kushton rëndësi fokusimit të brendshëm, individët mund të thonë, “Unë jam këtu!”. Ai paraprakisht pyet se çfarë mendoj unë, çfarë ndjej unë, dhe më pastaj vendos për diçka si ‘të gabuar’ dhe ‘të drejtë’ në përputhje me rrethanat.

Se shoqëria jonë është shoqëri e bazuar mbi kulturën e frikës të orientuar nga kontrolli nuk do shumë analizë për ta konstatuar. Prandaj në shoqërinë tonë është shumë e rëndësishme se çka thotë turma, shoqëria, partia, mahalla, kojshia e familja. Shumica është ajo që ka peshë edhe kur mund ta ketë gabim. Në një kutlurë të tillë veprimet e individëve, rrjedhimisht e gjithë jeta e njeriut konturohet nga vlerat, bindjet, besimet e qëndrimet me të cilat shumica është në pajtim. Në rast të kundërt, individi përjashtohet, etiketohet, linçohet, deklasohet dhe zhvlerësohet.

Si përfundim, kjo tregon që shoqëritë me kulturë mbizotëruese të frikës dhe kontrollit, bashkë me individët brenda saj, ende nuk kanë arritur shkallën e pjekurisë në këto pesë dimensione: biologjik, psikologjik, njohës, social dhe shpirtëror, pa të cilat nuk mund të llogariten që “janë bërë”, “janë kompletuar”, “janë pjekur. /FolDrejt/

Tags: Fol Drejtkultura e linçimitLiriaMerjeme GashiRrjetet sociale
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

Lajmi tjetër

Emergjenca dyshohet se nuk ka autoambulanca, shkak Sunny Hill

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM