Shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak tha më 14 dhjetor se Rusia kishte liruar 64 të burgosur lufte ukrainas, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Sipas Yermak, ata janë njerëz shërbimi të gradave të ndryshme nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, të zënë rob në Donetsk dhe në rajonin e Luhanskut. Disa prej tyre u zunë robër pranë Bakhmutit, i cili prej muajsh ka qenë vendi i luftimeve më të ashpra në frontin lindor.
Ukraina gjeti gjithashtu katër trupa të pajetë, por Yermak nuk specifikoi se kujt i përkisnin. Ai gjithashtu nuk zbuloi se sa të burgosur liroi Ukraina në këmbim të kësaj.
Në këtë shkëmbim u lirua edhe shtetasi amerikan Suedi Murekezi, 35 vjeç, i cili u arrestua nga forcat ruse në Kherson në qershor, ku jetonte për më shumë se tre vjet.
Ai u lirua nga përfaqësuesit e Kremlinit në Donetsk në tetor, por nuk mundi të largohej nga Donetsk sepse nuk kishte asnjë dokument. Ai tha se nuk luftoi, por ishte vullnetar për të ndihmuar civilët në Kherson, sipas Guardian. /FolDrejt/