Tri infermieret, që u dërguan në paraburgim për përfshirjen në rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, janë liruar nga Gjykata Supreme.
Siç ka marrë vesh telegrafi, të tri infermieret janë liruar nga paraburgimi.
Kujtojmë se tri të dyshuarat për përfshirje në sulm Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi kishin përfunduar në pranga pas publikimit të një videoje në të cilin shihej keqtrajtimi që i bëhej të moshuarës, Minire Nura, njëherit edhe nënë e dëshmorit.
Sulmi me shuplaka ndaj të moshuarës bëri që tri të dyshuarat të arrestohen nga policia dhe t’u caktohet një muaj paraburgim.
Njëkohësisht, për shkak të rastit në të cilin u përfshinë, tri të dyshuarave u është marrë licenca nga Oda e Infermierëve të Kosovës./FolDrejt/