Pas aksidentit të sotëm në QKUK, në të cilin u përfshinë 30 persona, prej tyre 13 kanë kërkuar trajtim në Qendrën Klinike Universitare.
Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha për Klankosova.tv se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.
“Diku para një ore janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla, njofton Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
Gjatë ditës së sotme në fshatin Vragoli, rreth orës 15:50 ndodhi një aksident trafiku mes një kamioni, autobusi, ku mbeten të lënduar 30 persona.
Thuhet se autobusi i përfshirë në këtë aksident ishte duke bartur nxënës nga Presheva pas një ekskursioni në Shqipëri./FolDrejt/