Lirimi i një të burgosuri amerikan Trevor Reed në Rusi në shkëmbim të një kontrabandisti rus të dënuar për trafik droge, tregon se Uashingtoni dhe Moska janë ende në gjendje të negociojnë midis tyre edhe pas pushtimit rus të Ukrainës.
Shkëmbimi ndodhi këtë javë në pistën e një aeroporti turk ndërsa mbeten pas edhe dy amerikanë të tjerë në burgjet ruse. Njëri prej tyre është Paul Whelan, një ish-marins i cili u arrestua në vitin 2018 në një hotel në Moskë, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në dasmën e një miku të tij, transmeton Fol Drejt.
Ai u dënua për spiunazh me 16 vjet punë të rëndë. Tjetra është Brittney Griner, ylli i basketbollit amerikan që u arrestua në aeroportin e Moskës më 17 shkurt, një javë para pushtimit të Ukrainës. Ajo u akuzua se posedonte vaj kanabisi. Gjykata ka urdhëruar që ajo të mbahet deri më 19 maj, në pritje të hetimeve.
Për të dy, lajmi për lirimin e Reed solli një lloj shprese ndërsa tregoi se marrëveshje të tilla janë të mundshme./FolDrejt/