Më parë kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi u lirua nga paraburgimi.
Gjykimi i Krasniqit do të vazhdojë në procedurë të rregullt, pëcjell Fol Drejt.
Krasniqi nuk do të lejohet t’i afrohet disa dëshmitarëve të rastit, siç e ka vënë kushtin gjykata, për lirimin e tij nga paraburgimi.
Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit. Rasti përfshin dy kontrata njëburimore në vlerë 3.5 milionë euro./FolDrejt/