Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Klinik të Kardiokirugjisë, mjeku Rifat Brahimaj.
Për këtë ata njoftuan në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj.
Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftim./FolDrejt/