Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, është liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, ka njoftuar avokati i tij.
Kundër Sanduloviqit rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes kombëtare”, pasi ai kishte vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
“Vendimi vjen vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij”, ka shkruar në X, avokati Çedomir Stojkoviq.
Avokati ka theksuar se vendimi për arrestimin e tij ishte një vendim politik.