Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin fatal të 25 korrikut në Slavonski Brod të Kroacisë, e në të cilin vdiqën 10 kosovarë, është liruar.
Siç shkruan, shoferi 52-vjeçar fillimisht ishte ndalur për një muaj paraburgim nga gjykata e Slavonksi Brodit dhe se paraburgimi iu zgjat deri më 22 nëntor. Nga ajo ditë ai do të mbrohet në liri.
Lirimi ka ardhur edhe pse s’kanë ekzaminimet psikologjike e neurologjike të shoferit.
Kosova dhe Kroacia s’kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale që parasheh ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale.
Nga aksidenti fatal i 25 korrikut lëndime kishin pësuar edhe 20 persona të tjerë./FolDrejt/