Presidenti Hashim Thaçi është liruar nga spitali, pas një intervenimi që kishte sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Thaçi u shpreh mirënjohës ndaj stafit të QKUK-së.
“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore.”, shkroi ai në rrjetet sociale.