Trajneri 54-vjeçar, Pablo Laso u dërgua në kujdes intensiv të dielën pasi pësoi sulm në zemër
Trajneri i Real Madridit në basketboll, Pablo Laso sot doli nga spitali, njoftoi klubi spanjoll, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Në vazhdim, trajneri ynë do të vazhdojë me trajtimin e duhur mjekësor nga shtëpia”, thuhet në deklaratën e Real Madridit.
Laso ishte dërguar në kujdesin intensiv në Spitalin Universitar “Sanitas La Moraleja” në Madrid të dielën pasi pësoi sulm në zemër. Ai u transferua në repartin e kardiologjisë të hënën.
Nën drejtimin e tij, “bardhezinjtë” fituan 5 herë titujt e Euroligës së Turkish Airlines dhe ligën spanjolle në 2015 dhe 2018.
Trajneri 54-vjeçar u nderua me çmimin Trajneri i Vitit në Ligën evropiane në 2015 dhe 2018.
Ai është një ish-basketbollist dhe drejton Real Madridin që nga viti 2011. /FolDrejt/