Miku njihet që është mik, në të keq e në rrezik. Kjo aforizmë nuk duhet të harrohet dhe duhet ta kujtojmë shpesh në ditë të mira dhe me sprova, për ne si shqiptarë dhe për miqtë tanë ndërkombëtare, informon foldrejt.com. Pas goditjes së tërmetit në rrethinën e Durrësit, ku mbetën të vrarë 51 persona dhe mijëra shtëpi e banesa kanë mbetur të dëmtuara, shumë shtete na shtrinë dorën e ndihmës, kurse disa të tjera akoma po mendojnë për të na ndihmuar.
Deri në këto momente 1 dhjetor 2019, ndihmat monetare që kanë ardhur në Shqipëri janë si vijojnë:
Turqia – ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri. Duhet të theksojmë se presidenti Rexhep Taip Erdogan ka ftuar gjithë botën muslimane që të ndihmojë Shqipërinë. Fjalën e tij e dëgjoi menjëherë Azerbejxhani, kurse së shpejti pritet të befasojë edhe Kuvajti, Katari dhe Arabia Saudite, edhepse këto dy të fundit vetëm se kanë dërguar ndihma ushqimore.
Emiratet e Bashkuara Arabe – 3.3 milionë euro (13 milionë AED)
Kosova – 500 mijë euro (pa llogaritur ndihmën e shumë komunave, shoqatave, dhe vëllezërve të shumtë nga Kosova).
Azerbejxhani– 500 mijë euro
Bullgaria – 100 mijë euro
Mali i Zi – nuk ka ndarë ndihmë financiare si qeveri, megjithatë komunat Podgorica, Bari, Ulqini dhe Tuzi kanë ndarë 53 mijë euro sëbashku.
Maqedonia – 100 mijë euro (këtu nuk futen ndihmat e komunave të veçanta si Dibra, Mavrova, Gostivari, Tetova dhe as ata të grumbulluara nga shoqatat e ndryshme dhe vëllezërve shqiptarë…)
Vatikani – 100 mijë euro
Caritas Zvicra – u ka dërguar partnerëve të tyre shqiptarë 500 mijë franga.
Austria – 600 mijë euro
Estonia – 50 mijë euro
Hungaria – 33 mijë euro
Gjithashtu duhet të falenderojmë edhe rumunët, serbët, grekët, italianët, kroatët, francezët, izraelitët, të cilët edhepse nuk kanë ndarë ndihma financiara, ata ishin pjesëmarrës në forcat e kërkim-shpëtimit.