Rasti i Milorad Dodik-ut, ka bërë jehonë të madhe në mediat ballkanase. Por “Lista e zezë” e Amerikës, mund të “pasurohet” edhe me emra të tjerë, duke i përfshirë këtu edhe disa politikanë shqiptarë nga Kosova, transmeton Fol Drejt.
Një paralajmërim të tillë e ka dhënë ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Avni Spahiu. Në një intervistë të dhënë në KTV ai ndër të tjera tha që kjo qasje e ShBA-ve, do të ketë indikacione edhe në Kosovë. Pa mëdyshje, sipas tij, politikanët të cilët “kanë penguar procese në momente të caktuara” do të përfshihen në “Listën e zezë”.
I pyetur nëse kjo do të ndodhë, ai është shprehur shumë i sigurt:
“Po, absolutisht do të ketë!”
Por Spahiu ka theksuar se tani për tani është e pamundur të parashikojmë se kush do të jenë emrat që do të listohen aty./FolDrejt/