Lista “Guxo” është bërë parti. Në një konferencë për media, udhëheqja e kësaj partie, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk planifikojnë të bashkëpunojnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), prej së cilës edhe kanë dalë si fraksion.
“Dallimi në mes dhe LDK-së është që ne jemi shumë më transparent, programi ynë është i orientuar në zhvillim ekonomik dhe shoqëror shumë më të përparuar, strukturat tona, statuti ynë është shumë më demokratik, jam pjesë e atij grupi brenda LDK-së që kemi bërë një luftë të madhe për ta reformuar nga brenda, për ta bërë me demokratike Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe nuk e shoh këtë bashkëpunim” – tha ajo ndër të tjera duke shtuar më pas se, aktualisht, partnere të vetme e konsiderojnë Lëvizjen Vetëvendosje.
Donika Gërvalla ka thënë se e ka marrë përsipër drejtimin Listës “Guxo” deri në mbajtjen e kuvendit zgjedhor./FolDrejt/