Këtë e ka bërë të ditur ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, gjatë protestës në veri të Mitrovicës, ku tha se përveç njerëzve nëpër institucione, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët e gjykatave, transmeton Fol Drejt.
“Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë vetën nëpër institucione, deri sa gjyqtarja të kthehet në punë”, është shprehur Rakiq.
Tutje, ai tha se protesta ishte e qetë, por njerëzit janë të frikësuar për fëmijët dhe jetën e tyre./FolDrejt/