Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’i shpallur terroriste organizatat Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut, është pjesë e planit “të regjimit të Kurtit për të krijuar një armik imagjinar, virtual për të justifikuar vazhdimin e terrorit politik që ai dhe forcat e tij speciale bëjnë në veri të Kosovës përmes arrestimeve të pabaza të serbëve të pafajshëm, keqtrajtimit dhe frikësimit të qytetarëve”, ka pretenduar Lista Serbe.
“Sikur të mos ishte i rrezikshëm, ky aktivitet i Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe ministrave të tjerë të Prishtinës do të ishte qesharak, por planet që rezultojnë nga ky vendim tregojnë se në vend të de-përshkallëzimit me thirrjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë Serbisë, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejshëm, represion dhe fuqizim të parapolicisë, autoriteteve okupuese në veri të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.