Lista Serbe sot ka njoftuar se ky është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë drejtpërdrejt dhe të pengojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sepse kinse sipas tyre, kryeministri Kurti synon të provokojë luftë, sepse do të detyrojë të gjithë popullin serb të të mbrohen nga sulmi i Kosovës, i cili do të ishte një rrugë pa kthim që asnjë njeri normal nuk e dëshiron dhe katastrofike për të gjithë në këto zona.
Lista Srpska e ka bërë të ditur këtë me rastin e arrestimit të serbit Dalibor Spasiq në vendkalimin administrativ në Jarinje, për të cilin thonë se është punonjës shëndetësor dhe familjar i cili është arrestuar në sy të vajzës dhe gruas së tij, pas kthimit nga një festë për fëmijë.
“Pyesim përfaqësuesit ndërkombëtarë edhe sa nikoqirë serbë duhet të arrestojë Kurti në mënyrë që ju të ngrini zërin dhe të kërkoni që serbët të lirohen dhe të mbrohen nga akuzat e rreme nga liria e tyre, pasi ndryshe nga të arrestuarit në Rashkë, serbët kanë punuar. “Ai nuk ka bërë asgjë të paligjshme, as nuk ka pasur armë zjarri siç e pamë me policët e Kosovës gjatë arrestimit”, pretendojnë zyrtarët serbë nga kjo Listë./FolDrejt/