Synimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “për t’i mashtruar serbët në Kosovë me gënjeshtra dhe veprime të këqija është i dënuar paraprakisht të dështojë, sepse serbët e ndjejnë shumë mirë se si Kurti e imagjinon jetën për të gjithë ne në këto zona”, njoftoi sot Lista Serbe me rastin e videomesazhit që kryeministri Kurti u dërgoi serbëve në Kosovë.
Sipas Listës Serbe, kryeministri Kurti i ka premtuar popullit serb se gjysma do të jetë në burg dhe gjysma e dëbuar, si pjesë e “skenarit kroat” që siç pretendon kjo Listë, ai publikisht e ofroi dhe po e zbaton në Kosovë.
“Mohimi i të drejtave elementare njerëzore, politike dhe ekonomike, rrahje, pushkatime dhe rrëmbime të serbëve, këto janë fjalët që përshkruajnë jetën e popullit serb nën udhëheqjen e Albin Kurtit, i cili është qartazi i paaftë për të bërë asgjë të mirë për shqiptarët në vend që të ofrohet më mirë dëbimi i serbëve dhe zhdukja e gjithçkaje që është serbe”, ka fantazuar Lista Serbe./FolDrejt/