Pas vendimit që mori Qeveria për zbatimin e vendimit për targat, mirëpo në një formë të sekuencuar, ka ardhur reagimi prej Listës Serbe.
Në reagimin e tyre, kjo parti thekson se gabojnë të gjithë atë që mendojnë se populli serb vetëm do të vëzhgojë në heshtje.
““Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje debatin, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë shumë”.
“Shfrytëzojmë rastin t’u përcjellim edhe një herë një mesazh të qartë qytetarëve tanë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, serbët në Kosovë nuk janë vetëm dhe as shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe dëbimin e popullit tonë” – thuhet në reagimin e Listës Serbe./FolDrejt/