Lista Serbe ka thënë se po ushqehet një “urrejtje hibride ndaj popullit serb” dhe vetë asaj, e cila ka qenë dhe mbetet strumbullari rreth së cilës janë grumbulluar serbët e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Portali pro Vuçiqit në Serbi – Pink.tv citon një deklaratë ku kjo parti ekstremiste serbe akuzon edhe opozitën në parlamentin e Serbisë.
“Udhëheqja jonë, si gjithë populli serb, përveç se është nën presion të fortë nga regjimi i Albin Kurtit dhe shërbimet e tij, këto ditë është veçanërisht është ekspozuar ndaj sulmeve nga kuazi-opozita e Beogradit, e cila është një mjet në duart e Albin Kurtit”, thekson Lista Serbe.
Sipas Listës Serbe, kjo parti është kriminalizuar nga një fushatë e udhëhequr jo vetëm nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por edhe Borko Stefanoviq, Vuk Jeremiq dhe “strapët e tyre”.
Ua kujtojmë që dje veriun e Kosovës e vizituan dy deputetë opozitarë nga Parlamenti i Serbisë, të cilët nuk u mirëpritën nga turmat e protestuesve në veri./FolDrejt/