NATO duhet të vendosë me shpejtësi më shumë mbrojtje ajrore në kufirin polako-ukrainas dhe në pjesën tjetër të krahut lindor të aleancës, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Lituania do të mbështesë në mënyrë aktive vendosjen e mbrojtjes ajrore (NATO) përgjatë kufirit polako-ukrainas,” u tha Nauseda gazetarëve, duke shtuar se kjo vlen edhe për pjesën tjetër të krahut lindor.
“Shpresoj se deri në samitin e NATO-s të vitit të ardhshëm në Vilnius do të jemi në gjendje të bëjmë përparim, pasi situata konfirmon se është vendimi i duhur dhe ka nevojë për zbatim të shpejtë”, tha Nauseda./FolDrejt/