Vlera totale e dërgesës është 15.5 milionë euro.
Lituania do të dërgojë 20 automjete të blinduara M113 të prodhimit amerikan në Ukrainë, si dhe kamionë ushtarakë dhe mjete deminimi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes nga Vilnius, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ndihma e koordinuar nga ne dhe aleatët tanë është një faktor vendimtar në fitoren e Ukrainës,” tha Ministri i Mbrojtjes Arvidas Anusauskas./FolDrejt/