Lituania do të transferojë në Ukrainë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe anti-ajrore, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda e tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentët Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe Andrzej Duda të Polonisë në Lviv më 11 janar.
“Sot solla një lajm të mirë për Ukrainën – ne po dorëzojmë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sisteme kundërajrore që do t’iu ndihmojnë në luftën [kundër agresionit rus],” tha Nauseda.
Ai shtoi se në Lituani ka mosmarrëveshje politike për çështje të ndryshme, por asnjëherë nuk ka pasur diskutime për mbështetjen e Ukrainës.
“Të gjitha partitë politike pajtohen plotësisht se ndihma duhet të jetë maksimale dhe fitorja [e Ukrainës] duhet të jetë sa më e shpejtë që të jetë e mundur,” tha Nauseda.
Më herët, presidentët Volodymyr Zelensky i Ukrainës, Andrzej Duda i Polonisë dhe Gitanas Nauseda i Lituanisë nënshkruan një deklaratë në samitin e Trekëndëshit të Lublinit në Lviv më 11 janar, ku thuhet se Lituania dhe Polonia mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kërkojnë konsensus për këtë çështje midis aleatëve. /FolDrejt/