Lituania i dërgoi një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për të. Ministria e Jashtme e vendit postoi në Twitter një foto të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin lituanez Vilnius ku shkruhej “Putin, Haga ju pret”.
Kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, shkroi të njëjtin mesazh me bojë llak në rrugën përpara ambasadës ruse në qytet në mars të vitit të kaluar, shkruan Sky News. Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar dje një urdhër arresti për presidentin rus Putin për krime lufte, përcjell Fol Drejt.
Dëbimi i fëmijëve nga Ukraina
Ai lëshoi dy urdhër-arreste – kundër Putinit dhe komisioneres ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova. Akuza ligjore thotë: “Krime lufte”. Konkretisht bëhet fjalë për deportimin e fëmijëve nga Ukraina në Rusi, i cili dyshohet se është kryer që në shkurt të vitit 2022.
Gjykata argumenton se ka arsye të mjaftueshme që vetë Putin është penalisht përgjegjës për aktet e lartpërmendura. Në maj, presidenti rus nënshkroi një dekret që mundëson dhënien më të shpejtë të shtetësisë për fëmijët ukrainas në Rusi. Për më tepër, Putini, siç thuhet në fletarrest, nuk ka ndikuar te vartësit e tij civilë dhe ushtarakë për t’i bindur ata nga kryerja e krimeve të luftës./FolDrejt/