Lituania njoftoi se ka ndalur plotësisht importin e gazit nga Rusia dhe se është i pari nga 27 vendet e Bashkimit Evropian që ka hequr qafe varësinë e saj energjetike nga Moska.
Ministria lituaneze e Energjisë e bëri të ditur këtë mbrëmë vonë, duke shtuar se masa hyri në fuqi në fillim të prillit, raportoi AP.
Lituania zvogëloi dje importin e gazit rus në zero, një hap që konsiderohet si pikë kthese në arritjen e pavarësisë energjetike në ish-republikën sovjetike me 2.8 milionë banorë, njoftoi Ministria./FolDrejt/