Parlamenti i Lituanisë, ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur për shkak të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, deri më 29 qershor.
124 deputetë votuan “pro”, dhe gjashtë abstenuan, transmeton Ukrinform, duke iu referuar LRT lituaneze, përcjell FolDrejt.
Gjendja e jashtëzakonshme në Lituani u vendos më 10 mars, për shkak të, siç thuhej në atë kohë, “veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim për interesat parësore të sigurisë kombëtare”.