Fuqitë e NATO-s duhet të dërgojnë tanke moderne luftarake në Ukrainë për t’i dhënë asaj një avantazh ushtarak kundër forcave ruse gjatë dimrit, thotë ministri i jashtëm i Lituanisë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kievi i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur NATO-s që ta furnizojë atë me tanke të teknologjisë së fundit, ndërsa kërkon të konsolidojë përfitimet që ka bërë në kundërofensivat muajt e fundit.
Por fuqitë perëndimore kanë hezituar të ndjekin atë rrugë nga frika se mund të rriste rrezikun e konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë.
“Kam biseduar me një numër ekspertësh ushtarakë dhe përgjigja që po dëgjoj është se nëse do të siguronim tanke deri në këtë dimër, le të themi janar, mund të bënte një ndryshim,” u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis gjatë një takimi të NATO-s. Takimi i ministrave të jashtëm në Bukuresht./FolDrejt/