Liverpooli është vetëm një ndeshje larg titullit të Premierligës pas 30 vite pritje.
Reds kanë mposhtur Crystal Palacen me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të.
Golat për skuadrën e Klopp i shënuan Alexander-Arnold (23′), Mohamed Salah (44′), Fabinho (55′) dhe Sadio Mane (69′).
Pas këtij triumfi, Liverpool është vetëm një ndeshje larg për ta festuar titullin e 19-të në histori dhe të parin e formatit të ri që nga viti 1992.
Në “Ettihad”, fitorja por edhe barazimi ndaj Manchester Cityt e shpallin kampion Liverpoolin.