Liverpool është gati të bëjë lëvizjen e parë për mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat. Kjo sipas Corriere Fiorentino, i cili pretendon se burime shumë afër lojtarit kuptojnë se një ofertë nga Liverpooli mund të arrijë së shpejti në tavolinën e Fiorentinës.
Skuadra italiane po përgatitet për oferta të shumta të janarit për Amrabat, i cili po merr shumë vëmendje pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës.
Propozimi i Liverpoolit raportohet të jetë afër 40 milion eurove gjë që mund ta lërë klubin italian në një situatë të pafuqishme për sa i përket mbajtjes së mesfushorit të tyre yll, i cili është i hapur për një lëvizje në Anfield pasi ka zhvilluar tashmë bisedime, me menaxherin Jurgen Klopp./FolDrejt/