Liverpool, Paris Saint Germain dhe FC Barcelona janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes në verë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Reds janë të përgatitur të paguajnë 86.8 milionë funte për lojtarin pasi humbën Jude Bellingham. Megjithatë, Magpies nuk janë në disponim për të lënë lojtarin dhe besohet se po përgatisin një kontratë të re e cila do ta renditë atë në mesin e lojtarëve me pagën më të lartë në Premier League. /FolDrejt/