Gjermani Jorg Schmadtke (59-vjeçar) së shpejti do të emërohet si drejtori i ri sportiv i Liverpool-it, raporton Fabrizio Romano.
Schmadtke duhet të bjerë dakord për detajet përfundimtare me klubin nga Anfield, ku do të punojë me bashkatdhetarin Jurgen Klopp për transferimet dhe strategjinë e lojës së lojtarëve. Në atë pozicion ai do të zëvendësojë Julian Ward, i cili largohet në fund të sezonit.
Puna e fundit e Schmadtke ishte në Wolfsburg, ku ai mbajti të njëjtin pozicion që do të mbajë në Liverpool. Ai u largua nga Bundesliga gjermane në janar dhe njoftoi se do të tërhiqej krejtësisht, por mesa duket nuk ka mundur të refuzojë ofertën e Liverpool-it.
Ai ka qenë më parë drejtor sportiv në Alemannia Aachen, Hannover dhe Këln. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai ishte portier me 266 paraqitje në Bundesligë, dhe luajti për Fortuna Dusseldorf, Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach, transmeton Fol Drejt.