Liverpool pret që Bayern të paguajë më shumë se 40 milionë euro për Sadio Mane.
Sipas The Telegraph, klubi anglez beson se anësori, kontrata e të cilit me Liverpoolin është deri në verën e vitit 2023, vlen më shumë se 45 milionë euro. Liverpool është i bindur se Bayern do t’i plotësojë kërkesat.
Liverpool planifikon të përdorë të ardhurat nga shitja e Mane për të blerë sulmuesin e Benfica-s, Darwin Nunez. Sapo të finalizohet transferimi i Sadios te Bayerni, klubi anglez do të bëjë një ofertë për sulmuesin 22-vjeçar.
Më herët u bë e ditur se Liverpool refuzoi dy propozime nga Bayern për Mane. Klubi i Mynihut dha 35 milionë euro për anësorin, duke marrë parasysh bonuset për tre Topa të Artë radhazi dhe tre fitore në Champions League.
30-vjeçari bëri 50 paraqitje për klubin në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 2 asistime. /abcnnews.al/